image Hoti tregon nëse do të ketë masa shtesë për diasporën

Shëndetësi

Hoti tregon nëse do të ketë masa shtesë për diasporën

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me odat ekonomike në një konferencë për media tha se kanë diskutuar rreth masave të reja antiCOVID-19 që do të merren për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i ekzekutivit u shpreh masat e reja po diskutohen tash e katër ditë.

“Ka nja 3-4 ditë që që jemi duke i diskutu, sot e bëmë këtë diskutim dhe do të vazhdojmë edhe sonte, shpresojmë se deri të premten të përmbyllim këtë diskutim”, tha Hoti.

Ndërsa, në pyetjen se a do të ketë masa shtesë për diasporën, ashtu siç kanë vendosur shtetet tjera karshi Kosovës, ai tha se janë duke u diskutuar edhe këto masa.

“Jemi duke i diskutu në bazë të rekomandimeve të ekspertëve, të organziatave ndërkombëtare dhe duke i pa përvojat e vendeve tjera. Nuk mund të them tash çfarë masa konkrete do të ketë edhe për qarkullim të qytetarëve edhe nga diaspora, por besoj që deri të premten i finalizojmë dhe i kryejmë konsultimet e nevojshme”, përfundoi Hoti. /Gazeta Sinjali/