image Hoti thotë se nuk ka "gisht" në emërimin e djalit të Shalës si konsull: U njoftova nga mediat

Kosovë

Hoti thotë se nuk ka “gisht” në emërimin e djalit të Shalës si konsull: U njoftova nga mediat

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me emërimin e djalit të Haxhi Shalës në pozitën e konsulli të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Pragë të Çekisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se për këtë është njoftuar nga mediat dhe se ky emërim nuk është bërë në koordinim me të.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin” , ka shkruar Hoti në faqen zyrtare në facebook.

Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Pragë të Çekisë, duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e ish-presidentit Hashim Thaçi që e mundësoi këtë emërim./Gazeta Sinjali/