image Hoti thotë se nuk e di pse është shkarkuar: Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një email

Kosovë

Hoti thotë se nuk e di pse është shkarkuar: Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një email

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk e di arsyen përse është shkarkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Hoti ka thënë se ai për shkarkimin e tij është njoftuar nga mediat dhe pastaj ka marrë një email, përcjell Gazeta Sinjali

’Nuk kemi kontaktuar fare. Pasi ka mbaruar seanca e kuvendit jemi shpërndarë. Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një email. Nuk e di arsyen pse jam shkarkuar. Me Kurtin jam takuar disa here dhe nuk kemi pasur kurrë mosmarrëveshje përveç taksës’’, ka deklaruar ai në emisionin Pressing të T7.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë pas miratimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, mori vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti./Gazeta Sinjali/