image Hoti thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Hoti thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka theksuar se vetëm kur ka pasur bashkëpunim të ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së, ka pasur rezultate të qarta dhe konkrete.

“Kur është në pyetje roli i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në këtë proces, ato duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën. Ashtu si ka qenë edhe në të kaluarën, gjatë fazave të ndryshme të shtetësisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, vetëm kur kemi pasur bashkëpunim të ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së, kemi pasur rezultate të qarta dhe konkrete dhe s’duhet të jetë ndryshe as këtë herë”, ka thënë ai në një intervistë për Associated Press.

Hoti gjatë ditës së sotme ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet përfshijë njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale si dhe rregullimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen të enjten në Bruksel. /Gazeta Sinjali/