image Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, zotohet për sundim të ligjit

Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, zotohet për sundim të ligjit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, para të cilëve u zotua se do të respektohet ndarja e pushteteve me qëllim të sundimit të ligjit.

“Kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial u zotuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën e sistemit të drejtësisë, duke e respektuar në tërësi parimin e ndarjes së pushteteve si atribute themelore kushtetuese, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe standardeve të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ndërsa mysafirët e Hotit ishin kryetari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete Saliuka”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./GazetaSinjali/