image Hoti: Sivjet janë gërmuar 24 lokacione për gjurmimin e të zhdukurve të luftës

Drejtësi

Hoti: Sivjet janë gërmuar 24 lokacione për gjurmimin e të zhdukurve të luftës

news image

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezantoi raportin përmbledhës të punës gjatë vitit 2022, në të cilin u shpalos angazhimi i tij në procesin e gjetjes së vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Andin Hoti, kryesuesi i këtij komisioni ka prezantuar një program të takimeve me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur të Serbisë në luftën e Kosovës, por ato nuk janë mbajtur për shkak të gjendjes në veri.

Hoti tregoi se janë gërmuar 24 lokacione, ku vetëm gjashtë prej tyre kanë përfunduar, ndërkohë që në proces janë edhe tre lokacione të tjera.

“Komisioni nuk është i vetmi institucion i Kosovës që merret me fazën e personave të zhdukur, por ka bashkëpunim regjional me mjekësinë ligjore, policinë dhe institucionet e tjera relevante”, thotë Hoti.

Sipas tij, në këtë fushë nuk po punohet mjaftueshëm, duke u bazuar në mundësitë e institucioneve të vendit.

/GazetaSinjali/