image Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë

Sociale

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen për ushtarit amerikan në Kosovë, Alexandar Klass.

Hoti i shprehi ngushëllime Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, Michele Risi.

“I shpreh ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, Gjeneral Major Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit të klasit të parë, Alexander Klass. Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, më 7 korrik ka njoftuar në mbrëmje se ka humbur jetën një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20-vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë./Gazeta Sinjali/