image Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kosovë

Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020 ka filluar të bëhet sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.

Ju përgëzoj juve si përfitues dhe më inkurajon fakti që rreth 500 punëtore që do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nëpër të cilën po kalojmë të gjithë së bashku – pasojat e pandemisë po i vuajmë të gjithë pa përjashtim.Shpresoj që kjo masë sado simbolike që është – të jetë një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Është me interes që janë marrë parasysh edhe specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/