image Hoti reagon pasi Qeveria ndau 40 milionë euro për KOSTT-in, thotë se furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria

Politikë

Hoti reagon pasi Qeveria ndau 40 milionë euro për KOSTT-in, thotë se furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Qeveria i ndau 40 milionë euro për KOSTT-in, duke thënë se menaxhimi i sektorit të energjisë nga ana e qeverisë është kaotik.

Sipas Hotit, gjendja në sektorin e energjisë është tepër e vështirë pasi qeveria s’merr vendime adekuate.

“40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?!  Fatkeqësisht, po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik. Në mungesë të vendimeve adekuate, sot i gjithë sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë”, ka shkruar Hoti.

“Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternativë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/