image Hoti raporton nesër në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e parë të punës së tij

Politikë

Hoti raporton nesër në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e parë të punës së tij

news image

Kuvendi i Kosovës nesër (e premte) do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të raportojë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas rendit të ditës të kësaj seance që e ka siguruar Gazeta Sinjali, Hoti do të raportojë para deputetëve për punën 100-ditëshe të qeverisë së udhëhequr nga ai.

Kjo seancë pritet të fillojë në orën 11:00./Gazeta Sinjali/