image Hoti: PAN do të mbetet si Qeveria më e madhe në botë, me 1/3 e anëtarëve me aktakuza

Politikë

Kuvend/ Hoti: PAN do të mbetet si Qeveria më e madhe në botë, me 1/3 e anëtarëve me aktakuza

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë- opozitë e jo vend i debatit të mirëfilltë për zhvillimit.

Si rezultat, ai tha se është realizuar vetëm 30 për qind e  agjendës legjislative dhe atë për shkak të vullnetit të opozitës për t’i çuar proceset përpara.

Hoti theksoi se, Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë me përbërje prej mbi 400 vetash,  dhe me 1/3 e anëtarëve me aktakuza.

Qeveria PAN me vendime jo ligjore e ka dëmtuar buxhetin e vet me rreth 200 milion euro, ndërsa i ka dhënë vulë nepotizmit, tha Hoti./Sinjali/