image Hoti: Qeveria Kurti me tendencë për diktaturë, raporti i DASH shqetësues për Kosovën

Kosovë

Hoti: Qeveria Kurti me tendencë për diktaturë, raporti i DASH shqetësues për Kosovën

news image

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se raporti është shqetësues për institucionet e Kosovës.

Hoti u shpreh se në raport theksohet prezenca e korrupsionit serioz qeveritar, kufizimet e lirisë së shprehjes dhe medias përfshirë dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Ai e përmendi edhe rastin e ish-ambasadorit Martin Berishaj, rezervat shtetërore dhe aferat korruptive në KEK siJ i quan ai.

Postimi i plotë:

Raporti thekson për, prezencën e korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve.

Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, aferat korruptive në KEK dhe tani me ambalazhuesit e ujit. Në vend që të kërkojnë drejtësi, bartësit e instirucioneve dalin në mbrojtje publikisht ndaj personave të dyshuar.

E kanë bërë normë sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurorit të shtetit dhe shantazhimin e kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Raporti i DASH është një e vërtetë e hidhur që e kemi përmendur disa herë. Nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria dhe më e rëndësishmja nga Presidentja e shtetit, e cila ka mandat kushtetues t’i mbrojë institucionet e pavarura.

Kjo qeveri ka tendencë për të imponuar një sistem diktatorial, në mënyrë që Kryeministri të kontrolloj gjithçka: qeverinë, gjyqësinë, kuvendin, presidencën dhe mediat.

/GazetaSinjali/