Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që disa persona sulmuan fizikisht dje djalin e politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.
“Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit“, shkroi ai.