image Hoti për dosjet që u dërguan në OVL-UÇK: Nuk përzihemi

Kosovë

Hoti për dosjet që u dërguan në OVL-UÇK: Nuk përzihemi

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, menjëherë pas një konference të mbajtur për media, është pyetur në lidhje me dosjet që u dërguan në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendohet se janë të Gjykatës Speciale.

Duke bërë thirrje që drejtësia të kryej punën e vet, Hoti ka thënë se qeveria që ai udhëheq nuk do të përfshihet në punën e tyre.

“Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë. Ndoshta çuditeni pse e kemi këtë çasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë. Unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/