image Hoti pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: UÇK luftoi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë

Kosovë

Hoti pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: UÇK luftoi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Hotit, askush nuk mund ta gjykojë luftën për liri, dhe se UÇK luftoi për çlirimin e vendit, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj.

Deklarata e plotë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.

Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.

Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë.

Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/