image Hoti paralajmëron shtrëngim të masave kundër COVID-19

Shëndetësi

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave kundër COVID-19

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër COVID-19.

Ai thotë se edhe pse ka pasur rënie të numrit të rasteve në dy javët e fundit, ky numër sipas tij, mund të rritet, ndërkaq kërkoi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim.

Postimi i plotë:

Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh.

Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.

Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit.

Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera.

Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

/GazetaSinjali/