image Hoti: Osmani e Kurti i mashtrojnë amerikanët në takime të mbyllura

Politikë

Hoti: Osmani e Kurti i mashtrojnë amerikanët në takime të mbyllura

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i mashtrojnë përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura.

Hoti foli edhe për Listën Guxo, të cilët thanë se nuk janë fare në hartën politike të Kosovës dhe se sipas tij, janë bërë argatë të së keqes për shtetin e Kosovës.

“I mashtron përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura, siç bën edhe Kurti. Lista Guxo, për mendimin tim, nuk është fare në hartën politike të Kosovës. Janë të papërfillshëm për skenën politike dhe e kanë dëshmuar se nuk kanë pse të përfillen nga qytetarët.”

“Me gjithë këto lëshime që janë bërë, këta janë bërë argatë të së keqes për shtetin e Kosovës. Nga presidentja, ministrat dhe deputetët”, tha Hoti në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/