image Hoti nga Dragashi: Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

Hoti nga Dragashi: Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, teksa ka qëndruar në komunën e Dragashit, ka thënë që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka postuar disa fotografi në Facebook gjatë qëndrimit të tij në Dragash, ku ka takuar anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës! LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë. Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar. Zoti e bekoftë Dragashin!  Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin