image Hoti në një rast mund ta shkarkojë secilin zyrtar të AAK-së në qeveri, pa e pyetur Haradinajn

Kosovë

Marrëveshja/ Hoti në një rast mund ta shkarkojë secilin zyrtar të AAK-së në qeveri, pa e pyetur Haradinajn

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Në koalicionin qeverisës me LDK-në, AAK-ja do t’i marrë katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Te specifikat e marrëveshjes ndërmjet palëve, pika 12 tregon se kur i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti do të mund t’i shkarkojë zyrtarët e AAK-së në qeveri automatikisht, pa e pyetur kryetarin e këtij subjekti politik, Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Sinajli.

“Në rast se ndonjëri nga anëtaret e kabinetit qeveritar dhe të të emëruarëve tjerë politik gjatë mandatit sfidohet me proces të drejtësisë (i ngritet aktakuzë apo ftohet në proces gjyqësor), palët pajtohen që Kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë automatikisht, derisa të përfundojë procesi i dreitësisë”, shkruhet në pikën 12 të marrëveshjes.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, tha se votimi i qeverisë në Kuvend është çështje ditësh.

Pjesë e koalicionit qeverisës pritet të jenë edhe Nisma Socialdemokrate, AKR-ja dhe minoritetet. /Gazeta Sinjali/