image Hoti në mbështetje të Veliut: Gjendja mund të bëhet alarmante-LDK në krye të detyrës

Kosovë

Reagim/ Hoti në mbështetje të Veliut: Gjendja mund të bëhet alarmante-LDK në krye të detyrës

news image

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë që gjendja mund të bëhet alarmante por që LDK-ja do të jetë në krye të detyrës në këtë gjendje pandemie.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar që liderët botërorë si, Trump e Merkel kanë dhënë mesazhe alarmuese, jo për panik, por për kujdes.

“Liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme u shënua viktima e parë nga koronavirusi, ku familjarët e 82- vjeçarit nga Podujeva kanë konfirmuar për Gazeta Sinjali që varrimi i të ndjerit do të bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3140112452716754?xts%5B0%5D=68.ARC04a56Wa00T-vScr7fOeLTCsDqoJuG-C2VfW5IIbnGJYOY2E6nnoHNnpyKOY6M31U5e60UAQxwHBsYK-8mSlCUD1Rbpwwx42Cv4teOW-FYvbz1yi4qjdbjXPICXWVraRW5GBXwLKnwrIK1hManZtUGEdx_6d_fkQP1zihW6G2h4b-zoGcrubKoAZvIkSCqcFx7ZYOPU4W6EmGN1IBfwZG2vSqFxJM02sTpoARASBZZtvpjljaKsGyuQvJief-VhsUkI7Ca0fa5Z4G2rG5v5OEgudfsG4e-OvzQwVyQoNpJGlBxZcDkhl4xCJFTDgxi-LfBxmpi4T0Pw3Y5kRX_kg&tn=-R