Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti ka njoftuar se Grupi Parlamentar i kësaj partie, nesër në orën 14:00, në Kuvendin e Kosovës, do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.
Hoti thotë se Qeveria nuk po di t’i menaxhojë buxhetet, kështu duke mos lënë shenjë në ekonominë e vendit.
Po ashtu, ai njofton se në tryezën e lartë-cekur do të jenë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.
“Tryeza është e hapur për të gjitha mediat dhe qytetarët që kanë interes të përcjellin këtë diskutim”, thuhet ndër tjera në postimin e tij në “Facebook”.