image Hoti mbledh ministrat, këto janë 17 pikat e rendit të ditës - Sinjali

Hoti mbledh ministrat, këto janë 17 pikat e rendit të ditës

news image

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen 16 pika të rendit të ditës.

Gazeta Sinjali i ka siguruar të gjitha pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Ato janë si në vijim:

1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve të mbledhjeve: 4, 5, 6 dhe 7 të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM);

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit per t’i proceduar Kuvendit të Republikes së Kosoves mendimin lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 ne Territorin e Republikes së Kosovës (ZKM);

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikes së Kosoves mendimin lidhur me Projektligjin per Masat e Përkohshme per ta Lehtësuar Efektin e Pandemisë COVID-19 (ZKM);

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Ndërminishror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (ZKM)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Strukturave të Planifikimit Strategjik (ZKM);

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Programit për Komunitete (ZKM);

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike (MTI);

8. Shqyrtimi i Raportit të konsoliduar vjetor për funksionirnin e sistemit të Kontrollit të Brendshem të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik të Kosovës për vitin 2019 (MF);

9. Shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD);

10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e normës së tatimit të akcizes në lëngje dhe vetura hibride (MF);

11. Shqyrtimi i Nismës për marrëveshjen e grantit për Projektin “Financimi i emergjencës së pandemisë për Kosoven” ne mes te Qeverisë se Republikes se Kosoves dhe Bankës Botërore (MF);

12. Shqyrtimi i Nismës par marrëveshjen e kredisë për projektin “Kredia emergjente për infrastrukturë vitale” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

13. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes së grantit për projektin “Kosova, Autostrada Kijevë – Zahaq: Financimi i rrugës dhe studim institucional” në mes të Qeverisë së Republikas së Kosovës dhe Bankas Evropian par Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

14. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes për zgjatjen e grantit për financimin e projektit “Kosova, Projekti Rrugët Rajonale: Mbështetje për njësitë zbatuese të projektit”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);

15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës sa Kosovës për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian e parfaqësuar nga Komisioni Evropian, e titulluar “Ndihma Makro-Financiare për Kosovën” (MF);

16. Shqyrtimi i Draft-Planit të Veprimit për testimet për COVID-19

17. Të ndryshme. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin