image Hoti: Lista zgjedhore e LDK-së do të jetë me njerëz kredibil

Kosovë

Hoti: Lista zgjedhore e LDK-së do të jetë me njerëz kredibil

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni paszgjedhorë as më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkaq vendimin e Vjosa Osmanit për të garuar me Vetëvendosjen e cilëson si një hap me të cilin ajo ka mbyllur të ardhmen politike dhe si absurdin më të madh politik .

Tutje, Hoti ka treguar edhe arsyjet se pse vendosi t’i hyjë kësaj gare zgjedhore.

Është normale që si kryeministër, gjashtë muaj në detyrë, mbas vlerësimeve të vazhdohet edhe më tutje. Për punën e kësaj qeverie janë shumë të mira. Kam raportuar vazhdimisht për punët që i kemi bërë. Ishtë vlerësim i përbashkët që duhet të shkojmë më këto zgjedhje me këtë ekip. Ka plot emra, secili më meritor, që sigurisht do jenë pjesë e listës dhe ekipës. Unë pranova të marr përisipër, t’i prij një liste të një ekipe të shkëlqyeshme. Ajo që na ka mungu një kohë është kjo, një ekipë kompetente, profesionale, njerëz lojal. Jemi duke e finalizu listën. Kemi marrë jashtë propozime nga degët”, ka thënë Hoti në RTV21./Gazeta Sinjali/