image Hoti: Kurti anuloi dy projekte amerikane, sot Kosova po paguan çmimin

Politikë

Hoti: Kurti anuloi dy projekte amerikane, sot Kosova po paguan çmimin

news image

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për anulimin e dy projekteve energjetike që, sipas tij, kishin rëndësi strategjike për Kosovën.

Hoti tha se projekti “Kosova e Re” dhe ai i “Centralit të Gazit” mbeten edhe sot ndër investimet më të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, duke i cilësuar si projekte me mbështetje amerikane dhe me ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij, anulimi i këtyre projekteve ka qenë një veprim i dëmshëm për interesat shtetërore, duke argumentuar se Kosova është bërë më e varur nga importi i energjisë elektrike.

Ai gjithashtu ka kritikuar kundërshtimet që janë bërë ndaj këtyre projekteve ndër vite, duke pretenduar se argumentet për ndikimin në mjedis janë përdorur për të krijuar kundërshtim publik ndaj tyre.

Hoti ka bërë thirrje që këto projekte të rikthehen në agjendën shtetërore, duke i konsideruar të domosdoshme për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/