image Hoti kritikon qeverinë: Refuzuan Uashingtonin e gazin amerikan, por pranuan Ohrin si obligim

Politikë

Hoti kritikon qeverinë: Refuzuan Uashingtonin e gazin amerikan, por pranuan Ohrin si obligim

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç tha ai, qasje të paqëndrueshme në raport me marrëveshjet ndërkombëtare dhe projektet energjetike.

Në një postim në Facebook, Hoti deklaroi se gjatë pesë viteve të fundit është vërejtur “degradim diplomatik”, duke përmendur moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe projektit për bashkëpunim në fushën e gazit amerikan.

Sipas tij, ndërkohë që Evropa po synon të ulë varësinë nga gazi rus, Kosova nuk ka përfituar nga projektet e dakorduara më herët me Shtetet e Bashkuara, të cilat, siç tha ai, janë lënë pa zbatim.

Hoti gjithashtu kritikoi pranimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar deklarimeve të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, i cili ka theksuar se ajo marrëveshje konsiderohet obligim ndërkombëtar pavarësisht mungesës së nënshkrimit formal.

Ai tha se këto zhvillime tregojnë qasje të ndryshme të qeverisë në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/