Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga Qeveria Kurti.
“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë”, ka shkruar ai.
Hoti ka potencuar se projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë dhe hekurudha për Durrës.
Postimi i plotë:
Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj.
Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri:
– Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%
– Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%
– Pandemia covid-19 (2020) 9.7%
– Qeveria Kurti (2021-2024) 10%
* Vërejtje: realizimi për 2024 është për 9 muaj, por që nuk e ndryshon analizën në thelb edhe nëse rritet realizimi gjatë muajve të mbetur.