image Hoti ka tri propozime për tejkalimin e krizës së çmimeve

Politikë

Hoti ka tri propozime për tejkalimin e krizës së çmimeve

news image

Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar ka thënë se është e pashmangshme që pakot e mbështetjes për qytetarë gjatë këtij viti duhet të jenë të natyrës së pakove që janë zbatuar gjatë kohës së pandemisë.

Sipas ish-kryeministrit, duhet të rriten pensionet dhe ndihmat sociale për aq sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore bazike.

Masa e parë dhe e menjëhershme do duhej të ishte indeksimi i të gjitha përfitimeve pensionale dhe ndihmave sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike… masa e dytë do të ishte rritja e subvencioneve në bujqësi për të mundësuar vazhdimësinë e aktivitetit bujqësor për shkak të rritjes tej mase të çmimit të farërave, plehrave dhe inputeve të tjera bazike për bujqësi… masa e tretë që duhet konsideruar është rritja e menjëhershme e pagës minimale“, ka shkruar Hoti.

Ai mendon që vonesat në këtë drejtim vetëm sa do e shtojnë barrën për familjet.

/GazetaSinjali/