image Kryeministri Hoti jep lajmin e mirë për tërheqjen e 10% nga Trusti

Financa

Kryeministri Hoti jep lajmin e mirë për tërheqjen e 10% nga Trusti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës së Kuvendit, ka thënë se së shpejti do të dërgohet në Kuvend ligji për tërheqjen e dhjetë përqindëshit nga Trusti.

“Shpejt do ta sjellim në Kuvend ligjin që mundëson tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional bashkë edhe me masat e tjera për ndryshimin e ligjit për AKP-në dhe një sërë ligjesh tjera që mundësojnë realizimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh Hoti para deputetëve.

Hoti ka thënë se me rishikimin e buxhetit menjëherë do të ekzekutohen pagesat nga pakoja emergjente.

“Rishkimin e buxhetit e kemi trajtuar me prioritet, e kemi sjellur në Kuvend dhe më vjen mirë që kaloi në lexim të parë dhe unë pres që brenda javës të sjellët në seancë për të kaluar në lexim të dytë dhe pastaj të shkojmë menjëherë me pagesën e 170 eurove dhe 130 euro”, shtoi ai.

Qeveria Hoti ka planifikuar ndryshimet ligjore të Trustit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kontributeve pensionale para moshës së pensionit. /GazetaSinjali/