image Hoti i përgjigjet VV-së për projektin e gazit: Pse frikësoheni nga qytetarët?

Politikë

Hoti i përgjigjet VV-së për projektin e gazit: Pse frikësoheni nga qytetarët?

news image

Deputeti i LDK-së. Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me debatet për projektin e gazit në Kosovë, duke kritikuar institucionet për qasjen ndaj kundërshtimeve publike dhe reagimeve ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka deklaruar se, sipas tij, reagimet e zyrtarëve amerikanë dhe të Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nuk janë marrë parasysh nga institucionet, ndërsa ka shtuar se vëmendja është rritur vetëm pas reagimeve të qytetarëve dhe protestave.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka shkruar ai.

Hoti ka ngritur pyetjen nëse, sipas tij, pushteti po tregon shqetësim ndaj reagimeve të qytetarëve, duke thënë: “Pse frikësoheni nga qytetarët?”

Ai ka theksuar gjithashtu se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajtohet si një element themelor i shtetndërtimit dhe jo si çështje e politikës ditore.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka shtuar Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/