Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Hoti ka shkruar në Facebook se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%,
“Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Pagesat për subvencione në bujqësi:
◇ Janar-Mars 2021 24.96 mil euro, *
◇ Janar-Mars 2022 4.86 mil euro,
◇ Janar-Mars 2023 0.28 mil euro.
Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.
Kaq për mbështetjen për bujqësi.
Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve.
* Gjatë qeverisjes së LDK-së.