image Hoti: Fushata për të nxitur perceptim antiamerikan është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në këto 30 vite

Kosovë

Hoti: Fushata për të nxitur perceptim antiamerikan është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në këto 30 vite

news image

I mandaturi për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se raportet strategjike të Kosovës janë lënduar nga politikat popullisite.

Hoti tutje ka theksuar se fushata e pa precedent me fyerje dhe linçime ndaj figurave kryesore të Administratës Amerikane si dhe përkrahje për të nxitur perceptim antiamerikan është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në planin ndërkombëtar në këto 30 vite.

“Të nderuar deputetë marrja e përgjegjësisë për udhëheqjen e qeverisë sot kur raportet tona strategjike me miqtë ndërkombëtar janë lënduar nga një politikë popullisite është tejet sfiduese dhe kërkon përkushtim të madh. Fushata e pa precedent me fyerje dhe linçime ndaj figurave kryesore të saj si dhe përkrahje për të nxitur perceptim antiamerikan është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në planin ndërkombëtar në këto 30 vite për përpjekje për liri dhe demokraci, kjo qasje duhet të marrë fund përgjithmonë”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/.