Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, nuk kanë dalë para deputetëve për të raportuar në lidhje me temën e të pagjeturve në dialogun me Serbinë.
Ftesën e deputetëve e ka pranuar vetëm ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili ka thënë se si Qeveri kanë vendosur që ai të jetë prezent për të folur rreth kësaj teme.
Meqë vetë ishte prezentë, Haradinaj-Stublla delegoi një përfaqësues nga ministria e saj.
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione ka filluar mbledhjen nga ora 10:00./Gazeta Sinjali /