image Hoti: 1.2 miliardë euro do të ndahen për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë - Sinjali

Hoti: 1.2 miliardë euro do të ndahen për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

news image

Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, po mban mbledhjen e parë të rregullt.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike pas saj do të jenë prioritetet kryesore të kësaj qeverie.

Hoti njoftoi se Qeveria e Kosovës do të ndajë 1.2 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

“Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi masat afatshkurta për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, dhe më pastaj edhe masat afatgjata. Ndër këto masa janë edhe zvogëlimi i barrës tatimore, për të mundësuar që bizneset ta përballojnë këtë situatë. Janë edhe disa masa për t’i ndihmuar buxhetit të familjeve në Trustin Pensional. Do të merremi edhe me rishikimin e buxhetit për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike, për të futur fondin prej 1.2 miliardë euro. Janë të parapara në detaje edhe burimi i fondeve prej 1.2 miliardë euro. Për gjithë mandatin qeverisës kemi reformat institucionale, duke filluar nga ligji i ri për qeverinë, si dhe ligji i ri për ndërmarrjet”, tha Hoti.

Me tej, kryeministri shtoi se qeveria e tij do të jetë e pakompromis në luftën kundër korrupsionit si dhe do të angazhohet në përmirësimin e procesit zgjedhor në vend.

Kujtojmë se në rend të ditës është edhe miratimi i programit qeverisës, që pritet të votohet më vonë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: