image Hoteli përfshihet nga zjarri, 8 persona të vdekur

Botë

Rajon/ Hoteli përfshihet nga zjarri, 8 persona të vdekur

news image

Tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan në një zjarr në mëngjesin e së shtunës, në një hotel privat në portin jugor të Odessa në Ukrainë.

Zjarri ndodhi menjëherë pas mesnatës, tha shërbimi për emergjenca në një deklaratë, i cili nuk dha arsye për incidentin dhe nuk tregoi se sa njerëz ishin duke qëndruar në hotel.

Hoteli “Tokyo Star” ka 273 dhoma. Zjarrfikësve u deshën rreth tre orë për të shuar zjarrin, i cili ishte shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 1.000 metrash katrorë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.