image Horoskopi javor

Të tjera

Horoskopi javor

news image

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do të jeni me shëndet dhe a do të bëni investime.

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04)

Puna: Do të jeni të interesuar të merrni parasysh planet për të ardhmen, të krijoni diçka të re, ose të ndryshoni drejtimin në të cilin po lëvizni, drejt diçkaje të re. Prandaj, është e nevojshme t’i analizoni veprimet dhe sjelljet tuaja të mëparshme, në mënyrë që të mos i përsëritni gabimet.

Shëndeti: Sistemoni pikat tuaja të forta në mënyrë që të mos përfundoni të rraskapitur çdo ditë. Ndryshoni dietën tuaj.

Dashuria: Ka një qetësi të caktuar në partneritet. Nëse keni qenë në konflikt në periudhën e mëparshme, tani do të tërhiqeni, sepse keni nevojë t’i përkushtoheni vetes, të mendoni për gjithçka dhe të shihni pjesën tuaj në çekuilibrin që ndieni. Deshtë e lirë që janë në kërkim të një partneri, mund të takojnë një person interesant. Yjet ju këshillojnë të mos bëni asgjë siç bëni zakonisht – kërkoni një qasje të re ndaj marrëdhënieve, në mënyrë që të mos bini në modelin e vjetër dhe jo të kënaqshëm.

DEMI (21.04. – 21.05)

Puna: Jini të durueshëm në realizimin e planeve tuaja, mund t’ju duhet t’i përshtatni ato me rrethanat, ose të toleroni disa vonesa dhe zvarritje, gjë që nuk varen nga ju. Jini realist dhe modest, suksesi është afër.

Shëndeti: Ju duhet të eksploroni botën tuaj emocionale më thellë, njohuri të reja janë në dispozicion për ju.

Dashuria: Komunikimi i sinqertë dhe i hapur, mirësia dhe zemërgjerësia, por edhe konsiderata do t’ju sjellin përparim në marrëdhëniet me personin tuaj të dashur. Mendoni për veten tuaj dhe rishikoni, ka shumë gjëra që mund t’i ndryshoni për mirë në marrëdhëniet e rëndësishme. Demat e lirë përjetojnë situata të ndryshme (njohje, flirt, mundësi për aventura), në një mënyrë specifike, nën ndikimin e energjisë planetare. Vazhdoni të mendoni dhe mos nxirrni konkluzione dhe vendime të nxituara, këshillojnë yjet. Qëndroni në një distancë.

BINJAKËT (22.05. – 21. 06)

Puna: Mund të merrni një propozim për një punë shtesë ose partneritet, të cilin duhet ta konsideroni, mbase edhe ta pranoni. Mos i mbivlerësoni pikat tuaja të forta, por mos dyshoni në veten tuaj – vlerësoni realisht njohuritë dhe aftësitë tuaja.

Shëndeti: Është koha e duhur për të shkuar në palestër, ose në një mënyrë tjetër të rrisni aktivitetin tuaj fizik.

Dashuria: Ju do të gjeni siguri dhe mbështetje në shoqërinë e partnerëve, si dhe në një rreth të ngushtë familjar. Keni mundësinë për t’i zgjidhur disa probleme në marrëdhënie të rëndësishme, me njerëz që i keni shmangur, të përballeni për një kohë të gjatë. Binjakët beqarë mund të ndihen të persekutuar – dikush po ju mban për fjale, sepse ju keni premtuar diçka që nuk jeni gati ta bëni. Bëni një bisedë të hapur dhe sqarojeni atë, si dhe mosmarrëveshjet e tjera që mund të keni me njerëz të ngushtë dhe familjen.

GAFORRJA (22.06.-22.07)

Puna: Qëndroni parimeve tuaja dhe mos hiqni dorë. Çelësi i suksesit në këtë periudhë është zbatimi i ideve tuaja, të cilat mund të nënkuptojnë refuzimin e sugjerimeve dhe ideve të paraqitura nga të tjerët.

Shëndeti: Nëse jeni të shëndetshëm, kujdesuni për veten, dëgjoni trupin tuaj.

Dashuria: Është gjithmonë një ide e mirë të filloni një aventurë romantike me personin e dashur dhe tani është koha e duhur. Ringjallni dhe thelloni marrëdhënien tuaj me disa veprime të përbashkëta dhe mos u përfshini në biseda të panevojshme. Lëreni të kaluarën të qetë dhe shijoni të tashmen. Gaforret e lira mund të ndihen të pasigurta dhe të shqetësuara në një marrëdhënie që nuk e dinë se ku i çon, ose në një takim me persona të panjohur. Zakonisht arrini t’i fshihni pasiguritë dhe ndjeshmëritë tuaja, por aspektet planetare tani i nxjerrin ato në dritë.

LUANI (23.07.-22.08)

Puna: Ndikimi planetar sjell entuziazëm dhe frymëzim për Luanët që janë të angazhuar në punë dinamike, ose krijuese. Ka oferta të mundshme për t’u marrë parasysh, nëse përputhen me planet tuaja për të ardhmen.

Shëndeti: Ju duhet aktivitet fizik dhe një ndryshim i rutinës.

Dashuria: Harmonia në marrëdhënien tuaj gjatë kësaj periudhe mund të prishet nga “shpërthimet” emocionale të partnerit tuaj – mund të tregojë sjellje të papjekur dhe të paekuilibruar, e cila do t’ju befasojë në mënyrë të pakëndshme. Mendoni për shkaktarët dhe ndihmoni partnerin tuaj të shikojë veten dhe të gjejë shkaqet e sjelljes së tij të papërshtatshme. Luanët e lirë do të mbeten të lirë. Nëse po përpiqeni të krijoni një farë afërsie, kujdesuni që të jeni të matur dhe të qartë në shprehjen e mendimit dhe ndjenjave tuaja, në mënyrë që të mos keqkuptoheni. Mos u nxitoni në aventura.

VIRGJËRESHA (23.08.-22.09)

Puna: Edhe pse shumë gjëra keni planifikuar për këtë periudhë, jini të gatshëm që t’i lini për më vonë shumicën e aktiviteteve. Keni vlerësuar mundësitë tuaja, andaj deshët ju apo jo, do të jeni të detyruar që një pjesë të përgjegjësive t’ua kaloni bashkëpunëtorëve të afërt. Mbase zgjidhje më e mirë është të bëni një pushim të vogël në mënyrë që me themel të gjeni cila është mënyra më e mirë që të organizoheni.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Jeni të ngarkuar e analizën e disa situatave të cilat kanë ndodhur në të kaluarën. Heshtja juaj shkakton prishje humori te personi i dashur. Zgjohuni, nuk është koha e duhur për sprova. Për shkak të mungesës së komunikimit, një mosmarrëveshje e vogël kërcënon që të komplikojë gjërat në afat të gjatë.

PESHORJA (23.09.-22.10)

Puna: Mund të merrni ndihmë nga një person me ndikim, i cili do të fillojë realizimin e planeve tuaja. Gjithashtu, merrni parasysh nëse jeni të lidhur me njerëzit e duhur dhe flisni për këtë me dikë që i besoni.

Shëndeti: Dëgjoni intuitën tuaj dhe dëgjoni trupin tuaj dhe ndjenjat tuaja.

Dashuria: Dëshirat dhe ëndrrat tuaja nuk janë në përputhje me realitetin, i cili do të jetë i vështirë për ju, sepse kjo do të thotë se jeni të pakënaqur dhe të paplotësuar. Partneri juaj vë re shqetësimin tuaj dhe ka frikë se mos ju humbë. Konsideroni së bashku atë që keni dhe atë që secili prej jush ka nevojë dhe dëshiron në të ardhmen. Peshoret e lira mund të takojnë njerëz të rinj nëpërmjet një projekti ose pune humanitare, drejtpërdrejt ose në internet. Do të jeni të kënaqur me veten dhe përshtypjen që u lini të tjerëve, dhe disa nga njohjet tuaja të reja mund të vazhdojnë dhe thellohen.

AKREPI (23.10.-22.11)

Puna: Zhytuni në punë, mbajini të gjitha takimet e planifikuara, bëni plane dhe jini të gatshëm për t’i riformuar dhe rregulluar ato. Mund të ndiheni mjaft të paduruar, por nëse nxitoni dhe “shtyni” gjërat, nuk do të merrni asgjë, përveç problemeve.

Shëndeti: Problemet me tretjen dhe me stomakun mund të shkaktohen nga nervozizmi dhe tensioni.

Dashuria: Zakoni juaj për të gjykuar veten dhe partnerin tuaj dhe duke kërkuar shkaqet e mosmarrëveshjeve është i mirë, por mos u shqetësoni shumë duke e kujtuar të kaluarën. Tregoni vetëmohim dhe takoni partnerin tuaj gjatë kësaj periudhe dhe marrëdhënia juaj do të stabilizohet. Peshoret e lira do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të kenë shumë mundësi për flirt dhe argëtim. Ju po e shijoni vëmendjen që merrni, por jeni duke kërkuar diçka më të thellë dhe më shumë sesa tërheqje dhe kimi. Mund të ndiheni të tensionuar për shkak të saj, edhe pse jeni në thelb i qëndrueshëm dhe dini se çfarë dëshironi.

SHIGJETARI (23.11.-21.12)

Puna: Përmbajuni parimeve dhe vlerave tuaja, nëse jeni në një partneritet biznesi, tregoni veten si një partner ku mund të mbështeteni. Vazhdoni t’u përmbaheni vlerave dhe vetëbesimit tuaj, do t’i kapërceni kontradiktat që do të hasni dhe që i keni krijuar vetë.

Shëndeti: Hani ushqim të shëndetshëm, pushoni dhe argëtohuni – të gjitha në dozat e duhura dhe në kohën e duhur.

Dashuria: Periudha e dashurisë dhe bashkësisë së ngushtë është përpara jush. Do të ndieni se partneritetet janë më të rëndësishme për ju se kurrë më parë, dhe do të shijoni afërsi dhe intimitet. Do të jeni në gjendje të dorëzoheni pa rezerva dhe nuk do të keni atë distancë që gjithmonë e mbani thellë brenda, sepse zakonisht ndieni se marrëdhënia po ju lidh dhe se po humbni lirinë tuaj. Shigjetarë të lirë, ndiheni shumë të qëndrueshëm dhe të sigurt – rrezatoni personalitetin dhe karizmën tuaj dhe mund të tërhiqni njerëz që kanë cilësi të veçantë dhe status të lartë në shoqëri gjatë kësaj periudhe. Dëgjoni zemrën tuaj, ajo ju flet shumë qartë!

BRICJAPI (22.12.-20.01)

Puna: Mos filloni detyra të cilat nuk do të mund t’i kryeni, sepse nuk keni njohuri të mjaftueshme në atë fushë. Mos bashkëpunoni me njerëz që ju kanë zhgënjyer shumë herë. Prisni për një periudhë më të volitshme për t’i rritur të ardhurat tuaja.

Shëndeti: Probleme të vogla të mundshme shëndetësore, të lidhura me disa probleme kronike.

Dashuria: Ndryshimi në partneritetin tuaj do të reflektohet në një lidhje dhe ndërvarësi më të thellë – në këtë periudhë ju mund të ndieni sa keni nevojë për një partner dhe sa ai ka nevojë për ju. Bashkoni energjitë, inteligjencën dhe interesat tuaja dhe gjithçka që bëni së bashku do të jetë shumë e suksesshme. Bricjapët e lirë janë larg harmonisë të cilën e synojnë – rishikoni veten dhe modelet tuaja, të cilat ju kufizojnë dhe ju pengojnë të gjeni personin e duhur. Yjet ju porosisin se duhet të ndryshoni, të hapeni para dashurisë.

UJORI (21.01.-19.02)

Puna: Informacionet e reja do t’ju detyrojnë t’i rishikoni veprimet tuaja dhe qasjet e zgjidhjes së problemeve. Nëse punoni në një ekip, mund të keni vështirësi për shkak të mungesës së bashkëpunimit me kolegët. Një periudhë veçanërisht e mirë është përpara për artistët – ju mund të merrni një propozim që do t’i bëjë ëndrrat tuaja realitet.

Shëndeti: Meditoni për ta rritur përqendrimin.

Dashuria: Pranoni që marrëdhënia juaj ka nevojë për ndryshim dhe inkurajim dhe mos i ndrydhni ndjenjat tuaja. Për të bërë një ndryshim që do të ringjallë marrëdhënien tuaj, duhet të pranoni para vetes disa gjëra në lidhje me disa ndjenja që deri më tani i keni injoruar me sukses. Mos jini kokëfortë, relaksohuni. Ujorët e lirë gjithashtu do të përballen me ndjenja të ndrydhura dhe të papranuara, pra me pasojat e tyre. Sidoqoftë, duhet ta bëni me veten tuaj, pa përfshirë të tjerët në dramat tuaja personale, sepse mund ta dëmtoni vetëm veten. Një perspektivë e re mund t’ju sjellë disa zhgënjime.

PESHQIT (20.02.-20.03)

Puna: Gjatë kësaj periudhe, një plan që shumë kohë më parë e keni refuzuar ose harruar mund të bëhet i rëndësishëm. Mbështetuni në intuitën tuaj për të vlerësuar siç duhet situatën, nxirrni përfundimet e duhura dhe merrni masat e nevojshme.

Shëndeti: Maturia në gjithçka është çelësi i stabilitetit dhe shëndetit në këtë periudhë.

Dashuria: Në partneritet, jini me takt dhe durim gjatë kësaj periudhe, ju mund të dini saktësisht se çfarë problemi ka partneri juaj dhe si ta zgjidhni atë, por duhet të prisni që ai ta shohë vetë. Kur kjo të ndodhë, marrëdhënia juaj do të thellohet dhe forcohet. Peshqit e lirë kanë një shans të takojnë dikë të veçantë, me të cilin mund të kenë një lidhje të qëndrueshme. Do të ndiheni shumë të sigurt dhe të vendosur për ndjenjat tuaja, kështu që nuk do të hezitoni t’i shprehni ato dhe të thoni atë që dëshironi dhe atë për të cilën shpresoni. Sidoqoftë, sigurohuni që personi tjetër t’ju kuptojë saktë dhe të mos jetë i rezervuar ndaj jush. /Gazeta Sinjali/