image Horoskopi javor

Të tjera

Horoskopi javor

news image

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21 mars – 19 prill)

Puna: Përdorni imagjinatën tuaj për t’ju dhënë një prekje artistike problemeve profesionale. Kjo do t’ju bëjë që të keni sukses.

Shëndeti: Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.

Dashuria: Duhet të limitoni shpërthimet e karakterit tuaj për të mos krijuar kontraste. Duhet të kërkoni të besoni më shumë tek partneri juaj për të jetuar më mirë.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Puna: Do t’ju prezantohen oportunitete interesante që do t’ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht, por edhe ekonomikisht. Do të ndjenin nevojën që të ndryshoni periodikisht.

Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të ndryshoni ambient dhe të bëni një udhëtim të vogël rigjenerues.

Dashuria: Diçka nuk funksionon me njeriun që doni dhe për këtë shumë shpejt do të keni prova. Nëse ai ose ajo ju fsheh një problem personal, mos insistoni që t’ju flasë spontanisht.

BINJAKËT (21.05. – 21. 06)

Puna: Do të jeni kokëfortë për të bërë çdo gjë në mendjen tuaj edhe për faktin se nuk doni të pranoni këshillat e askujt sepse nuk i honepsni dot interferencat.

Shëndeti: Duhet të tregoni kujdes, të bëni shumë sport për të zhvilluar muskujt.

Dashuria: Mund të takoni një mik të vjetër i cili ka ndryshuar shumë. Do të gjendeni në një situatë të vështirë për të zgjedhur midis dy partnerëve. Hapeni dhe pranojeni atë, pasi do të kuptoni që është dashuria e jetës suaj.

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Puna: Keni shpenzuar shumë kohë duke u marrë me çështjet e të tjerëve. Gjatë kësaj jave përqendrohuni te problemet tuaja dhe një blerje e mirë për veten tuaj do t’ju kënaqte.

Shëndeti: Tashmë jeni në kufij të mundësive tuaja, keni gjithmonë gjumë dhe po humbni aftësinë e përqendrimit.

Dashuria: Do të silleni në mënyrë jokorrekte me personin që ju rri në krah dhe ky fakt do t’ju bëjë shpejt që të merrni një vendim. Do të ndjeheni më të fortë, por nuk do të jetë kështu më vonë.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Puna: Do të tentoni të silleni në mënyra false për të arritur gjithçka çfarë dëshironi. Do të humbni autokontrollin duke provokuar injorimin e partnerit.

Shëndeti: Duhet të bëni kujdes të mos bini në tundimin e të ngrënit

Dashuria: Aftësitë tuaja do të vihen në provë të vështirë nga ngjarjet. Kërkoni të kontrolloni nervat sepse rrezikoni të rëndoni situatën. Gjithsesi, natyra juaj tolerante mund të pësojë dhe ndonjë zhgënjim dashurie në këtë javë.

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

Puna: Nuk do të arrini t’i vini këmbët mirë në tokë, sepse ambienti rreth jush është shumë sipërfaqësor. Nëse nuk doni të keni probleme më vonë duhet t’i dedikoheni me më shumë kujdes.

Shëndeti: Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Do të arrini të konfirmoni se mënyra juaj e të sjellurit bën për vete partnerin për ëmbëlsinë e fjalëve që ju i thoni vazhdimisht. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen veç se ju mungon natyrshmëria.

PESHORJA (23 shtator – 23 tetor)

Puna: Duhet të përdorni dinakërinë kundrejt atyre që ju kërcënojnë. Përpiquni ta luftoni me të njëjtat armë, falsitetin.

Shëndeti: Tregoni kujdes të veçantë për shëndetin. Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë.

Dashuria: Duhet të evitoni mbylljen në vetvete një mosmarrëveshje do t’ ju bëjë të ndjeheni në humor të keq! Ka shumë mundësi që disa prej jush do të shkëputen nga jeta vetmitare dhe të fillojnë jetën tuaj në çift.

AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)

Puna: Do të detyroheni që të bëni një zgjedhje që do t’ju kushtëzojë të ardhmen tuaj profesionale. Yjet ju këshillojnë që të mos gaboni duke ndjekur intuitën tuaj gjithmonë.

Shëndeti: Pak lëvizje janë mëse të mjaftueshme për të mbajtur muskujt në formë. Kërkoni të bëni pak stërvitje.

Dashuria: Më në fund do të merrni një vendim që do t’ju ndihmojë që të vini zemrën në paqe. Ju këshillojmë që të mbani këtë relacion sepse njeriu që keni në krah është ai i duhuri.

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Puna: Do të zgjidhni në mënyrë brilante një detyrë dhe për këtë arsye do të krenoheni. Përpiquni që të mos ju rritet shumë mendja dhe jepni provat e vazhdimësisë tuaj.

Shëndeti: Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë të jesh i shëndoshë. Mund të keni disa probleme edhe me dhëmbët.

Dashuria: Do të tentoni të eksplodoni dhe kur tentoni të realizoni gjëra të paarritshme. Bëjeni edhe partnerin tuaj që të ëndërrojë një të ardhme bashkë me ju.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Puna: Do të arrini rezultatet e shpresuara. Megjithatë do të tentoni të merrni përsipër përgjegjësi të reja. Por para se të merrni vendime të këtij lloji duhet ta vlerësoni situatën deri në fund.

Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju kuptojnë dhe inkurajojnë.

Dashuria: Mendoni se nuk jeni në lartësinë e personit që ju rri në krah. Duhet të kërkoni të keni më shumë besim tek vetja juaj dhe ta transmetoni atë.

UJORI (20 janar – 18 shkurt)

Puna: Do të keni mundësi të konsolidoni pozicionin tuaj duke u përpjekur të sajoni një hapësirë të gjithën për veten tuaj. Ndryshimet që parashikoheshin do të shtyhen për më vonë për të mos e tronditur situatën.

Shëndeti: Mund të keni disa fryrje në këmbë, ndoshta për faj të qëndrimit shumë në këmbë.

Dashuria: Do të tentoni të largoheni nga personi që doni sepse gjërat nuk po ju ecin shumë mirë. Ikja nuk është një zgjidhje e mirë dhe nuk jep rezultat; është më mirë ta përballoni problemin.

PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

Puna: Do t’ju çudis lehtësia me të cilën do të arrini të çoni deri në fund një detyrë mjaft komplekse. Rezultati nuk do të kalojë pa ju rënë në sy superiorëve.

Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime në aparatin tretës. Merreni me ndonjë sport.

Dashuria: Sjellja juaj do t’i duket irracionale partnerit i cili do të kërkojë shpjegime nga ju. Por para se t’i jepni këto shpjegime duhet të sqaroni mirë idetë më përpara në kokën tuaj.

/Gazeta Sinjali/