image Horoskopi ditor, e shtunë 21 mars 2020

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi ditor, e shtunë 21 mars 2020

news image

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Keni nevojë për një fundjavë të mrekullueshme këto ditë! Java nuk ka qenë aspak e lehtë dhe lodhja ka arritur në maksimum. Ndërsa në dashuri mund të ketë lajme të mira.

Demi

Raportet me të tjerët do të jenë thelbësore për ju. Pavarësisht situatave të ngatërruara, doni të organizoni diçka me të tjerët. Tregoni kujdes ndaj një vonese të vogël, për shkak të ndikimit të Saturnit.

Binjakët

Ju pret një fundjavë shumë interesante. Kjo pasi Saturni do të ketë një kthesë të rëndësishme dhe do ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme në dashuri dhe në punë. Përgatituni.

Gaforrja

Këto ditë do të jenë të vështira për të lindurit e kësaj shenje, por mbani parasysh se më në fund do mund të merrni frymë. Në të njëjtën kohë keni kaluar një moment shumë të vështirë, i cili ju ka mësuar të thoni shumë lidhur me gjërat që nuk ecin. Mundohuni që të mbani tensionin nën kontroll.

Luani

Keni nevojë për më shumë paqe, ndoshta ashtu si shumica e njerëzve që ju rrethojnë. Kushtojuni rëndësi angazhimeve të punës, por mos lejoni që këto tensione të përcillen në raportin në çift. Kjo pasi ndikimi i Venusit, nuk do ju vijë aspak në ndihmë.

Virgjëresha

Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të ndihen të bllokuar. Duhet të ndaleni dhe të mendoni për të ardhmen. Kuadri i astrologjik do ju frymëzoj, ku parashikohet që në javën në vijim gjendja juaj të përmirësohet.

Peshorja

Gjatë ditëve të fundit keni manifestuar një sjellje negative. Disa prej jush kanë ngritur një barrikadë, ndoshta në heshtje për tu përballur me konfliktet familjare. Por ka ardhur momenti që të zbuteni disi. Mundohuni që të hapeni më shumë dhe do të shikoni se ju pret një fundjavë më e qetë.

Akrepi

Tregohuni të kujdesshëm, veçanërisht kur atmosfera në grupin ku bëni pjesë është e tensionuar. Mos bini në kurthin e së keqes. Edhe në dashuri, sidomos të shtunën duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari

Momenti që po jetoni është shumë kritik. Planetet nuk po ju ndihmojnë, pasi ju jeni shumë anksioz, shkruan noa.al. Horoskopi ju këshillon që të lini të lirë imagjinatën. Bëni mirë që të shmangni përplasjet me partnerin/en.

Bricjapi

Bëni mirë që të qëndroni në këmbë, pavarësisht vështirësive. Planetet preferojnë që t’iu rrinë pranë dhe ju do të shfaqni një projekt të shkëlqyer. Nëse shihni vonesa, mos u dëshpëroni. Ju pret një vit mjaft i frytshëm.

Ujori

Jeni në një fazë të thellë ndryshimi. Duhet të jetoni plotësisht dhe të kuptoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Shumë situata të cilat kanë rezultuar të favorshme për ju vitin e kaluar, do të ndryshojnë. Merrni më shumë kohë për të gjetur kurajon, pasi do ju duhet për të ardhmen.

Peshqit

Kjo javë do të jetë më emocionuese nga sa e prisnit. Peshqit e përfshirë në konflikt duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Prisni që të mos lëvizni tani. Do ju duhet të vendosni nëse duhet ta çoni përpara një lidhje apo ta mbyllni.