image Horoskopi ditor, e hënë 4 nëntor

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi ditor, e hënë 4 nëntor

news image

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Venusi është në favorin tuaj, duke ju ofruar disa mundësi më shumë. Tetori ishte një muaj i mbushur me sprova të mëdha, por tashmë do të keni mundësi që të ndryshoni faqe.

Demi

Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të lodhur dhe nga ana tjetër do t’iu duhet të përballeni edhe me ndonjë problem të javës së lënë pas. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe probleme të natyrës ekonomike. Në punë duhet të përkushtoheni më shumë, në mënyrë që të çoni përpara projekte që do ju sjellin avantazhe. Për profesionistët, hapet një periudhë intriguese.

Binjakët

Keni nevojë që të flisni me njerëz që i keni pasur larg. Përpara jush hapet tema e udhëtimeve, ku do ju duhet të sistemoni disa gjëra në qytete të tjera. Parashikohen edhe takime të reja që do të çojnë në një projekt të ri profesional. Në dashuri bëni mirë që të shmangni polemikat.

Gaforrja

Situatat delikate të cilat nuk kanë funksionuar mund të mbyllen brenda fillimit të vitit që vjen. Nga ana tjetër keni shumë dyshime. Nëse në punë jeni përballur me ndonjë ndryshim, duhet të shkëputeni nga gjithçka që nuk përputhet me vizionin tuaj për të ardhmen.

Luani

Java do të nisë në një mënyrë disi torturuese, por vetëm sepse do të keni shumë gjëra për të bërë. Tetori është mbyllur në një mënyrë të rënduar dhe kjo ka bërë që të mbylleni në vete, pavarësisht karakterit të hapur dhe të shoqërueshëm. Në dashuri mund të ketë rikuperime, nëse ju e dëshironi.

Virgjëresha

Duhet të bëni kujdes ndaj çështjeve financiare dhe ligjore. Dita do të jetë tejet stresuese, por në dashuri mund të përballeni edhe me një mundësi premtuese.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe dashuria do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Po ashtu bëni mirë që të shmangni diskutimet dhe polemikat, pasi jeni natyrë shumë impulsive.

Akrepi

Java do të nisë në mënyrë të mendueshme dhe nën presion. Në raport me javët e kaluara do të hidhni një hap më shumë, por jo çdo gjë do të mbesë pas shpine, thjesht mund ta shikoni nga një perspektivë tjetër.

Shigjetari

Për të lindurit e kësaj shenje hapet një periudhë shumë e favorshme, në sajë të ndikimit të Hënës. Vetëm në mes të javës do të ketë një rënie, por Venusi do të sjellë një dëshirë për të dashuruar.

Bricjapi

Jeni gati për të bërë një zgjedhje të rëndësishme në aktivitetin tuaj. Këto janë javë disi kaotike, por që do të përmbyllen me sukses. Bëni kujdes gjatë fundjavës pasi mund të lind një problem i cili kërkon përkushtimin tuaj.

Ujori

Kjo është një periudhë mjaft e lodhshme, por që sërish do të ketë të reja që do të dalin në horizont. Megjithatë nëntori do të jetë një muaj më i mirë. Do të keni dëshirë për të ndryshuar dhe për të bërë gjëja të reja, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë e mbushur me emocione të bukura.

Peshqit

Do të jetoni një emocion të rëndësishëm, por jo për këtë arsye duhet të ktheheni pas. Për ju harrimi i një dashurie është shumë e vështirë, por disa histori kanë lënë gjurmë negative, dhe për këtë arsye duhet vënë një gur sipër. E mërkura dhe e enjtja do të ndikojnë për të rigjetur forcën në punë.