Dashi
Kjo e martë ju sjell mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni beqarë, shikoni përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Megjithatë, disa probleme praktike do të kërkojnë zgjidhje.
Demi
Një ditë pozitive ju pret, edhe pse ndryshimet e fundit në jetën tuaj mund të kenë sjellë tension dhe lodhje. Mos u dorëzoni, pasi shumë shpejt do të shihni rezultatet e përpjekjeve tuaja.
Binjakët
Dëshira për dashuri dhe për të qenë më aktivë në marrëdhëniet ndërpersonale do të rikthehet. Ndiqni instinktet tuaja, pasi njohjet e reja janë të favorizuara.
Gaforrja
Bëni kujdes në lidhjen tuaj në çift dhe shmangni keqkuptimet apo tradhtitë. Ditët në vijim do të jenë të ngarkuara për ju, kryesisht për shkak të angazhimeve profesionale.
Luani
Pas disa vështirësive në fillim të muajit, tashmë ka ardhur koha për të kthyer një faqe të re në dashuri. Mërkuri është në anën tuaj dhe ju premton momente të bukura.
Virgjëresha
Situata do të përmirësohet gjatë kësaj të marte, pasi ndikimi negativ i Hënës po largohet. Me kalimin e ditëve, gjërat do të ecin edhe më mirë për ju.
Peshorja
Një ditë e luhatur ju pret, ndaj mendohuni mirë para se të flisni. Në aspektin profesional, do të keni mundësi të realizoni synimet tuaja.
Akrepi
Nëse po mendoni të nisni një punë të re, ky është një moment i ndjeshëm për ju. Kujdes me vendimet ekonomike. Në dashuri, nëse keni kaluar një periudhë të vështirë, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.
Shigjetari
Pas një fillim jave të komplikuar, më në fund do të gjeni qetësinë. Në dashuri, situata mbetet e paqartë. Nëse keni diçka për të thënë, mos hezitoni ta shprehni.
Bricjapi
Po kaloni një ndryshim të rëndësishëm, i cili mund të ndikojë në punën dhe studimet tuaja. Mund të jetë koha për të distancuar ata që ju shqetësojnë. Kujdesuni për zgjedhjet tuaja, pasi do të kenë ndikim afatgjatë.
Ujori
Një e martë mjaft interesante në dashuri, ku do të ndiheni mirë dhe të motivuar. Megjithatë, në aspektin profesional dhe sentimental mund të përballeni me disa sfida.
Peshqit
Kujdes në dashuri! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos mendoni se gjithçka ka përfunduar, pasi ende keni nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Për çiftet që vazhdojnë të jenë bashkë, puna për të ruajtur besimin reciprok është e domosdoshme.