Parashikimi i yjeve për ju.
Dashi
Falë Hënës ju do të jepni më të mirën tuaj në të gjitha projektet që do të vendosni të merrni përsipër. Gjatë ditës së sotme do të jeni euforik, efektiv dhe efikas duke mbledhur suksese dhe pëlqime! Humori i mirë që do t’ju karakterizojë do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Sa i përket marrëdhënies tuaj në çifti, butësia do i lerë vendin pasionit.
Demi
Shmangni debatet me të dashurin tuaj pasi dita e sotme do të jetë mjaft e ngarkuar për ju dhe do të mjaftojë vetëm një fjalë për të prishur gjithçka që keni ndërtuar prej vitesh. Për disa prej jush do të jetë një ditë ideale për të shijuar shoqërinë e fëmijëve tuaj dhe për të kaluar disa momente të këndshme ta. Mbase sot ju do i prezantoni fëmijëve tuaj një pjesë tuajën të cilën ata ende nuk e kanë njohur.
Binjakët
Mos humbni kohë në projekte joserioze ose të paarritshme, por synoni për qëllime konkrete që me siguri do të kenë sukses. Simpatia dhe aftësia bindëse e juaja do të jetë një plus i madh për disa prej jush. As vendosmëria për t’u përballur me mundësi të reja për përmirësim nuk do t’ju mungojë. Disa plane të mirë menduara nga partneri juaj do të gjallërojnë natën e sotme.
Gaforrja
Qielli është në dispozicionin tuaj të plotë, ju ndihmon të jeni shkëlqyes dhe të ngjallni simpati. Në punë do të keni kushtet më të favorshme për të përmirësuar atë çfarë nuk e keni bërë si duhet më parë. .Jeta juaj në çift është në momentin e saj më të mirë. Ju gëzoni një ndjenjë harmonie dhe gjallërie me partnerin tuaj. Epo, nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi ju jeni një vullkan idesh dhe asjëhere nuk do i lejonit të mërziteshin ata që ju doni.
Luani
Dashuria juaj do të jetë mëse përfekte sot për disa arsye, së pari sepse komunikimi është maksimal me partnerin tuaj, së dyti sepse keni ideale dhe qëllime të përbashkëta. Në lidhje me punën një situatë tensioni ju pret. Nuk do të jetë aspak e lehtë përfundimi i një kontrate. Kudjes me shpenzimet pasi gjendja juaj financiare do të jetë me minus për një periudhë të shkurter kohore.
Virgjëresha
Moment i reflektimeve të thella për veten, për objektivat që duhet të arrihen, për disa shpenzime të planifikuara për shtëpinë tuaj, për kohën dhe mënyrat e nevojshme për të arritur rezultate konkrete. Në jetën private do të jeni më të apasionuar dhe më sipërmarrës se zakonisht. Do të jetoni momente të zjarrta dhe emocionuese me partnerin tuaj ose do të gjendeni të përfshirë në aventura të paplanifikuara më parë.
Peshorja
Shumë Mesazhe dhe telefonata do të merrni nga miqtë tuaj. Ata do t’ju tërheqin në programet e tyre të çmendura dhe qesharake të mbrëmjes. Ju kujdeseni shumë për informacionin, përpiquni të jeni shumë të azhurnuar me teknikat e fundit, nëse keni një aktivitet të pavarur. Sa i përket dashurisë një qetësi e madhe ju pret.
Akrepi
Hëna në Luan ju bën nervozë. Ju mund të keni të bëni me një ftesë që dëshironi ta refuzoni, por rrethanat nuk e lejojnë atë! Mos supozoni se të tjerët do të përshtaten me nevojat tuaja ju duhet t’ja dilni mbanë vetë. Ndjenjat janë të forta, nëse jeni në një lidhje apo jo nuk ka rëndësi ajo çfarë dëshironi sot është risia.
Shigjetari
Ideja për një udhëtim është e mjaftueshme për të mobilizuar imagjinatën tuaj dhe për të ndërtuar një itinerar emocionues. Nëse keni një marëdhënie të kënaqshme me partnerin tuaj , atëhere merreni dhe atë kur të dilni me miqtë tuaj. Një problem që prej shumë kohësh po ju mundon do të zgjidhet. Mundësitë për tu takuar dhe argëtuar shumëfishohen dhe ju çojnë në mjedise të reja.
Bricjapi
Rendi i ditës është vetëm një . Ju nuk mund dhe nuk dëshironi të jeni sipërfaqësorë, madje edhe në gjërat më të thjeshta ose më të parëndësishme. Dhe keni absolutisht të drejtë, faktet do ta vërtetojnë atë! Energjia është e mirë, por jo e pashkatërrueshme, kështu që është e drejtë të bëni një pushim dhe ndoshta edhe disa ditë pushimi do të ishin perfekte. Duhet të tregoni një kujdes për fizikun tuaj, pa gluten, pa produkte qumështi, pa mish të kuq.
Ujori
Hëna përballë shenjës tuaj do të theksojë çështjet e zemrës. Nëse nuk keni angazhime specifike është më mirë të vendosnitë dilni me shoqërinë tuaj. Zgjimi me një migren do të jetë si pasojë e qëndrimit deri vonë natën e kaluar. Qetësohuni dhe mos i merrni gjërat me stres.
Peshqit
Ditë e madhe ju pret. Ju do të keni shumë kënaqësi, veçanërisht nëse jeni në pozitë për tu patur zili që të mos duhet t’i përgjigjeni askujt për atë që bëni ose vendosni! Një dëshirë e madhe për të bërë diçka të ndaluar do t’ju vendosë në lëvizje. Dashuria dhe miqësia ndonjëherë kryqëzohen dhe nuk është e lehtë të zgjidhësh problemin. Ditë fitimprurëse në punë, për sa kohë që ju i moderoni mirë punët tuaja. /Gazeta Sinjali/