image Horoskopi 14 Gusht, zbuloni surprizat që kanë parashikuar yjet për ju

Kuriozitete

Horoskopi 14 Gusht, zbuloni surprizat që kanë parashikuar yjet për ju

news image

Dashi

Klima yjore do të jetë e përshtatshme për të dashuruarit. Do keni surpriza të njëpasnjëshme nga partneri dhe do përjetoni emocione pa fund. Për beqarët dita do të jetë mjaft premtuese prandaj ata duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Financat do të jenë të mbrojtura dhe nuk pritet asnjë problem i vogël. Mund të kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.

Demi

Gjatë kësaj dite do keni mundësi t’i shprehni edhe më shumë dashurinë dhe ndjenjat e forta personit që keni në krah. Ai do ndihet më mirë dhe në mbrëmje do iu përgatisë një darkë romantike. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Disa të afërm do iu ndihmojnë me shuma të konsiderueshme.

Binjakët

Ditë e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do debatoni gjatë gjithë kohës me partnerin për gjëra pa ndonjë vlere të madhe. Beqarët do zhgënjehen shumë nga disa miq të cilët do i prezantojnë me persona aspak të përshtatshëm. Në planin financiar duhet të luftoni fort për të ruajtur ekuilibrin. Nëse iu pëlqen një objekt luksi mos guxoni ta blini në këtë periudhë.

Gaforrja

Nëse ndiheni mirë në krahët e atij që dashuroni duhet të mendoni të hidhni edhe ndonjë hap me tej sot. Mund t’iu tregoni familjareve për shembull ose mund të kryeni një ceremoni fejese. Beqarët do ndihmohen mjaft nga Urani. Ai do iu nxitë të tregoheni më të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të matur.

Luani

Nëse keni krijuar një familje duhet të merreni pak më tepër me punët e shtëpisë sepse kështu edhe partneri do iu vlerësojë më tepër. Ata që kanë thjesht një lidhje do kalojnë një ditë të qetë. Beqarët nuk duhet të nxitohen edhe nëse dikush do iu pëlqejë shumë. Financat do jenë të mira, por ju ka rrezik ta përkeqësoni situatën falë shpenzimeve marramendëse që do kryeni.

Virgjëresha

Mos e ngrini në piedestal partnerin tuaj sot sepse ka rrezik që shumë shpejt të përballeni me zhgënjime. Mundohuni të tregoheni sa më realistë që të mundeni. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sesa të dalin nëpër takime me persona aspak të përshtatshëm. Në planin financiar mos u tregoni impulsive sepse do keni probleme më të mëdha sesa mendonit.

Peshorja

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do kuptoheni për gjithçka me njeri-tjetrin. Në mbrëmje ambienti do jetë edhe më romantik. Beqarët do kenë disa takime impresionuese të cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Influenca e yjeve do jetë pozitive për të ardhurat. Do mund të kryeni investimet e duhura dhe të hiqni edhe disa para mënjanë.

Akrepi

Ditë mjaft intensive kjo e sotmja për të dashuruarit. Do provoni eksperienca të reja me partnerin dhe do ndiheni më mirë se kohët e fundit. Beqarët do kenë mundësi të provojnë shijen e ëmbël të dashurisë. Personi që do keni në krah do jetë mjaft i veçantë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumëedhe nëse situata është e qëndrueshme.

Shigjetari

Klima në çift do fillojë dalëngadalë të ngrohet gjate kësaj dite. Do flisni me hapur me atë që keni ne krah dhe do shprehni çdo gëzim apo qejfmbetje. Disa nga beqarët do kenë dashuri me shikim të parë ndërsa te tjerët do kenë veçse aventura kalimtare. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të matur sepse situata nuk është aq e qëndrueshme sa mendonit.

Bricjapi

Ka ardhur koha të flisni me partnerin tuaj për disa tema delikate të cilat deri më sot nuk keni guxuar t’i prekni. Në fakt ai do tregohet i gatshëm t’iu dëgjojë me kujdes dhe do bashkëpunojë me ju. Beqarët do mundohen shumë të gjejnë dikë, por as sot nuk do kenë fat. Financat do jenë delikate. Shmangni investimet shumë të mëdha që mos keni probleme.

Ujori

Falë ndikimit mjaft pozitiv të Plutonit momentet pasionante do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Do ndiheni si në ëndërr në krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë. Beqarët më mirë të mos bëjnë premtime sepse do zhgënjeheshin shumë nga personat që do takojnë. Financat do përmirësohen fale një trashëgimie që do merrni.

Peshqit

Lidhja juaj do fillojë të stabilizohet gjatë kësaj dite dhe do jeni më optimistë për të ardhmen së bashku. Do jeni gjithë kohës të gëzuar dhe te buzëqeshur. Beqarët duhet t’ia lënë gjithçka kohës dhe nuk duhet të bëjnë sakrifica të mëdha për të pasur dikë në krah. Fati do jetë në anën tuaj për sa iu përket financave, megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa menduar.

/GazetaSinjali/