DASHI
Dashuria nuk shkon siç do dëshironit, por ka ende distance të rëndësishme për të përshkuar. Mund të nisësh të merresh me pamjen tënde të jashtme, kjo për të rifituar besimin tek vetja. Je në një periudhë që çdo gjë që të thonë të duket negative, por përpiqu të rezistosh dhe të mos e përcjellësh këtë tension në dashuri. Janë moment të rëndësishme për ty, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse ke pak kohë që ke njohur dikë, ky është momenti i duhur për të mos e lënë të të ikë.
DEMI
Fundjava ka qenë pak e lodhshme për ty dhe nuk ke ditur ta shfrytëzosh në maksimum. Prej pak kohësh ke marrë një lajm të gëzuar shumë të rëndësishëm, por dije se e ardhmja do vazhdojë të të buzëqeshë. Je mësuar të vazhdosh me historitë e dashurisë që kanë përfunduar prej kohësh. Bëj disa spastrime në jetë, do të të shërbejë për t’i rikthyer vetes qetësinë që duket se e ke humbur.
BINJAKËT
Këtë të hënë jo gjithçka është e qartë. Po mban me vete një siklet që duhet ta lësh të shkojë. Afërdita është në anën tënde dhe në fund të muajit mund të kesh kënaqësi të veçanta në dashuri. Relaksohuni pranë partnerit apo partneres e nëse nuk e ke një të tillë, ky është momenti i duhur për ta gjetur.
GAFORRJA
Ke patur periudha edhe më të mira, por mos u dorëzo. Mirë do ishte të shpenzoje pak kohë për veten. Edhe pse vjeshta premton takime të rëndësishme në të cilat nuk mund të mungosh. Në aspektin e dashurisë, ke nevojë për pak qetësi, por nuk këshillohet të shoqërohesh me një Ujor apo Shigjetar. Nuk janë të duhurit për të plotësuar nevojat tuaja.
LUANI
Luan, ky është muaji yt. Por mos nënvlerëso takime që mund të shfaqen të rëndësishme për të ardhmen tënde. Afërdita është në favorit tënd në këtë moment, ndaj shfrytëzo mundësitë që të jepen. Nga ky muaj, deri në fund të vitit, ke disa marrëdhënie për t’i dhënë fund, pasi po bëhen pengesë për ty. Ky është momenti në të cilin duhet të nisësh të ndërtosh përditshmërinë mbi bindje të reja.
VIRGJËRESHA
Hëna është me ju. Që sot mund të nisësh programimin e të ardhmes tënde, sepse qielli është pozitiv dhe mund të të dhurojë emocione të rëndësishme në familje. Momenti mund të jetë ideal për t’u dhënë pas një hobi të ri. Edhe në dashuri do ketë kënaqësi të reja.
PESHORJA
Kur Peshorja nuk gjen dashurinë, bëhet frikacake dhe e pakënaqur. Rreziku që një gjë e tillë të ndodh edhe tani, është shumë i lartë. Yjet e bëjnë të vështirë vendosjen e ekuilibrit me veten dhe nis të ndjesh dhimbje për një dashuri të madhe që vonon të vijë. Por kjo është një periudhë e ndryshimeve të rëndësishme. Shumë prej jush presin një ngritje profesionale që mund të vijë nga momenti në moment, por mos e lër veten të përfshihet nga ankthi për zgjedhjet që do marrësh.
AKREPI
Yjet janë të favorshme për një histori të madhe e të re dashurie. Në dy muajt e ardhshëm në fakt, Afërdita do shkëlqejë në qiellin tuaj. Kjo është një periudhë e rëndësishme për të bërë njohje të reja. Sidomos në vjeshtë, yjet do ju japin mundësinë të njihni dikë që mund të bëhet shumë i rëndësishëm për ju. Në këndvështrimin fizik, vitet e fundit të është dashur të përballesh me probleme që vetëm tani do arrish t’i kalosh.
SHIGJETARI
Sot humori juaj do varet nga marrëdhëniet. Si në punë, ashtu edhe në jetën private, mund të keni kontraste që do ishte mirë të mos i tërhiqnit pas vetes për shumë kohë. Siç dihet, ju preferoni të jeni gjithnjë në qendër të vëmendjes. Dhe kjo nuk ju bën gjithnjë mirë sepse merrni më shumë impenjime se ç’mund të përballoni në të vërtetë.
BRICJAPI
Një javë e vështirë kjo që latë pas krahëve. Sto ama, gjithçka do shkojë mirë. Sigurisht, në dashuri gjërat nuk shkojnë vaj. Keqkuptimet në marrëdhënien që po përjetoni nuk lejojnë të jeni të qetë. Nëse nuk keni një partner, ky nuk është momenti i duhur për t’u hedhur. Evitoni të lëshoheni në diçka të re, sepse mund të mbeteni të pakënaqur.
UJORI
Po përjetoni një moment lodhjeje. Periudha nuk është ndër më të mirat, por mos bini pre e shushatjes. Bëni përpara në rrugën tuaj dhe përpiquni të pranoni ndryshimet që jeta ju detyron të bëni. Nëse jeni në një çift të konsoliduar, mund të vazhdoni të bëni përpara, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm për faktin se do vuani pakënaqësinë në fund.
PESHQIT
Ajo ç’ka po përjetoni miq të Peshit është një periudhë force. Shumë prej jush arrijnë të përballojnë situate me personalitetin dhe poztivitetin që kanë. Por kini kujdes të mos ngatërroheni. E rëndësishme është të përcaktoni një objektiv dhe ta ndiqni, pa u ndikuar nga shumë koncepte, që mund t’ju nxjerrin nga rruga e duhur në këtë moment.