image Horoskopi 10 dhjetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi 10 dhjetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

news image

Parashikimi i yjeve.

Dashi

Nëse merrni shumë koplimente sot, përpiquni t’i pranoni të gjitha me mirësi. Tregohuni mirënjohës për faktin se njerëzit përreth shohin se sa të mrekullueshëm jeni dhe falenderoni ata! Ju duhet të filloni të mësoheni me këto komplimente, sepse njerëzit pranë jush nuk do rreshtin së thëni sa të shkëlqyer jeni.

Demi

Ditën e sotme ju nuk do arrini të kuptoni sasinë e punës që keni mbi shpatulla deri pasdite vonë. Por kur të kthjelloheni dhe t’i shikoni gjërat më me qetësi, do kuptoni që ju janë grumbulluar të gjitha punët. Një person do e zërë shumë paniku për këto punë të papërfunduara. Një forcë e brendshme do ju bëjë të mundur që ju t’i përmbyllni pa hapur probleme madje shumë shpejt. Asnjë lloj detyrë nuk është shumë e vështirë për ju.

Binjakët

Shumë para do vijnë në jetën tuaj ditën e sotme, por mund të krijohen keqkuptime nëse nuk jeni të kujdesshëm. Nëse ju vendosni të dilni me një mik, përpiquni të rezistoni dhe mos dilni vullnetar të paguani ju. Është e mrekullueshme që dëshironi të bëni për të tjerët , por çështja e parave do jetë shumë e parëndësishme për mikun tuaj, prandaj përpiquni t’i tregoni dashurinë tuaj në një mënyrë tjetër.

Gaforrja

Sot, nëse keni ndjenjën se diçka po varet nga ju, keni të drejtë. Intuita juaj zakonisht e fortë është më e fortë se kurrë tani, dhe po merr disa vibrime serioze misterioze. Por çdo gjë që ndodh pas dyerve të mbyllura është vetëm një lajm i mirë për ju, kështu që mos u bëni shumë paranojak që gjërat do të ndryshojnë për keq. Përkundrazi, gjërat do të bëhen vërtet më mirë.

Luani

Do të ketë një ritëm të madh në aftësitë tuaja krijuese të shkrimit sot. Duke futur në punë mendjen tuaj do krijoni poezi dhe shprehje të shkurtëra dhe do ia nisni personave që keni më të afërt përmes një mesazhi apo poste zanore. Ju do të argëtoni miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj në një mënyrë që vetëm ju mund të bëni. Përçimi i ideve tuaja në një mënyrë të perfekte do tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Virgjëresha

Ju keni dhuratën e mrekullueshme të perspektivës së freskët, sot, kështu që hidhini një vështrim problemeve që keni pasur në jetën tuaj, kohët e fundit. Do keni shumë shans që këto problem nuk do ju duken aq gjigante sa ju dukeshin dje. Në fakt, shumica e tyre janë mjaft të thjeshta për t’u zgjidhur, madje një prej tyre mund t’ja japësh një mikut tënd që të merret me të. Ai do ta pëlqejë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe do ju vërë në dukje se sa të organizuar jeni.

Peshorja

Nëse dëshironi të fitoni një garë, ju nuk duhet të shikoni vijën e finishit para kohe. Ju duhet të mendoni për të tashmen dhe jo se çfarë do bëhet më vonë. Gjëja e vetme që duhet të bëni është të siguroheni të bëni përparime edhe nëse nuk keni ndonjë shtysë apo mbështetje. Vazhdoni para dhe mos bëni gabim të mendoni gjë përveç detyrës që keni.

Akrepi

Ju mund të përfitoni shumë nga një stërvitje. Por këtë herë nuk ju duhet një e stërvitur që t’ju mbajë në formë apo t’ju djersitur, por një stërvitje truri. Përdorni imagjinatën tuaj dhe bëni diçka unike. Vëreni në punë trurin tuaj krijues aq shpesh sa mundeni sot, në sa më shumë mënyra. Kur dërgoni një email dikujt, shtoni një rimë ose gjeni një thënie frymëzuese për të shtuar nënshkrimin tuaj. Kur po lini një postë zanore, pse të mos i këndoni një këngë? Nuk duhet shumë për të shtuar më shumë argëtim në jetë.

Shigjetari

Pse po nxitoni? Ngjarja e ardhshme për të cilën jeni kaq të ngazëllyer është një humbje totale e energjisë. Nëse e mbani mendjen aty dhe po prisni me padurim të ndodhë, jeni duke vepruar shumë gabim. Njerëzit përreth jush do fillojnë të largohen nëse ju i çmendni me plane për të ardhmen. Përshtatuni me atë që ndodh sot dhe përpiquni të entuziazmoheni. Nëse nuk do mendoni shumë për atë do do vijë më pas, do keni më shumë sukses.

Bricjapi 

Ju nuk mund ta lejoni veten t’i marrë gjërat shumë seriozisht sot. Edhe nëse do jepni një provim të rëndësishëm apo po shkoni në një intervistë punë, edhe nese keni lënë një takim romantik me dike duhet të jeni të lirshëm dhe të qëtë. Nëse doni të filloni të ndjeheni mirë (dhe ta bëni dikë tjetër të ndjehet mirë), duhet të filloni të buzëqeshni. Përpiqu që të shijoni atë që keni dhe jo atë që nuk keni, do jeni më të relaksuar dhe të lumtur.

Ujori

Është dikush që ka hedhur magji mbi ju? Kini kujdes dhe mos lejoni që magjitë mistike të dikujt ta mbajnë mendjen dhe të ju ndalojnë të keni një pamje realiste se kush janë ata në të vërtetë. Dëgjoni mendjen tuaj dhe jo zemrën. Zbuloni se çfarë mendojnë miqtë e tjerë për këtë person. Ata do hedhin pak ujë të ftohtë në fytyrën tuaj të infektuar, por dashuria ndaj këtij personi nuk do zvogëlohet asnjë thërrime. Duhet të dini se në fund të fundit lidhja juaj me dike duhet të ndërtohet mbi gjëra reale.

Peshqit

A po prisni që transformimet kryesore të ndodhin brenda natës? Është koha për të përballuar faktin që ky transformim do të zgjasë më shumë nga sa mendonit. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për ndryshime në veten tuaj ose në dikë tjetër, duhet të jeni më të durueshëm dhe realist se sa shpejt mund të ndodhin gjërat. Ajo që më parë të ishte e thjeshtë nuk është aq e thjeshtë, ka më shumë njerëz të përfshirë, dhe më shumë ndjenja që mund të lëndohen. Lërini gjërat të shpalosen ashtu si do, dhe rezultatet do të jenë më të mira. /Gazeta Sinjali/