image Hooper: Ministrja e AAK-së e emëroi djalin e Haxhi Shalës konsull, Thaçi s'ka të bëjë asgjë me këtë

Kosovë

Hooper: Ministrja e AAK-së e emëroi djalin e Haxhi Shalës konsull, Thaçi s’ka të bëjë asgjë me këtë

news image

Avokati i ish-presidentit Thaçi, David Hooper, i ka kthyer replikë Zyrës së Prokurorit të Specializuar pas vendimit të kësaj të fundit për të mos e liruar por për t’ia vazhduar paraburgimin ish-kreut të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej arsyeve të listuara nga Prokurori i Specializuar që refuzoi lirimin me kusht, ishte edhe emërimi i Flakron Shalës, djalit të Haxhi Shalës, konsull të përgjithshëm në Pragë. Prokuroria deklaroi se në rast të lirimit të Thaçit, ai përsëri do të mund të ushtronte ndikim për ndërhyrje në këtë procedurë.

E avokati Hooper përmes një përgjigjjeje ka thënë se emërimi është kryer nga ministrja e AAK-së në të cilin Thaçi s’kishte fare të bënte.

“As z. Thaçi nuk kishte ndonjë lidhje me emërimin e Haxhi Shalës. Siç mund të jetë në dijeni Prokuroria, emërimi nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Emërimi i djalit të tij në pozicionin e Konsullit të Përgjithshëm u bë nga ‘Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës’ i Kosovës që vjen nga e njëjta parti me Z. Shala, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ‘, e cila ishte pjesë e Qeverisë që Z. Shala ndihmoi në zgjedhjen e saj. Kjo është një çështje e politikës së brendshme, e cila është e parëndësishme për rastin. SPO harron të përmend se nominimi ishte bërë nga Kryeministri në interes të tij. Z. Thaçi nuk kishte asnjë lidhje me këtë emërim dhe përmbushi vetëm një rol zyrtar, të paraparë në proces”, ka shkruar Hooper.

Hooper ndër të tjerash ka theksuar se Thaçi ishte bashkëpunues me prokurorinë dhe i ka cilësuar si fatkeqësi krahasimet që i janë bërë me Karaxhiqin.

“Është fatkeqësi që në parashtresën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar po bëhet krahasime me figurat e njohura ndërkombëtare që kanë përdorur resurce për t’i ikur drejtësisë. Ndryshe nga presidentët Habre, Karaxhiq e Taylor, që me të mësuar se ka aktakuzë të konfirmuar ndaj tyre ata kishin ikur, z. Thaçi me të mësuar këtë ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës dhe është lidhur me avokatët e tij dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për t’u dorëzuar, dhe është dorëzuar”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Hooperit.

/Gazeta Sinjali/