image Holanda e deklason Gjibraltarin, vazhdon të kryesojë në grup

Futboll

Holanda e deklason Gjibraltarin, vazhdon të kryesojë në grup

news image

Ka përfunduar ballafaqimi mes Holandës dhe Gjibraltarit, transmeton Sinjali Sport.

Tulipanët kanë deklasuar kundërshtarin me rezultat 6-0, në favor të tyre.

Golin e parë, sulmuesi holandez e asistoi për kapitenin, Van Dijk.

Memphis Depay realizoi golin e dytë në minutën e 21-të, dy minuta pasi e humbi penaltinë.

Depay ka realizuar edhe golin e tretë, duke e konkretizuar me gol penaltinë edhe pse një më herët e humbi.

Në pjesën e dytë, Dumfries, shënoi golin e katër (48’), për golin e pestë u përkujdes Danjuma (75’).

Përderisa të gjashtin gol e shënoi Malen në minutën e 86-të.

Holanda me këtë fitore kryeson në grupin G me 19 pikë, kurse mysafirët mbesin në fund pa asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/