Shqipëria ka shkruar historinë për herë të dytë, duke u kualifikuar kështu në Evropianin 2024.
Kuqezinjëve iu ka mjaftuar një barazim për ta siguruar kualifikimin, pasi u ndesh baras me Moldavinë 1-1.
Kombëtarja shqiptare ishte afër rrëmbimit të tre pikëve, pas avancoi deri në momentet e fundit të ndeshjes, fal një goli të Sokol Cikalleshit në minutën e 25-të.
Megjithatë mysafirët barazuan në minutën e 87-të, duke i ndarë kështu pikët.
Me këtë rezultat, Shqipëria mban vendin e parë me 14 pikë të mbledhura, tre më shumë sesa përcjellësi i dytë, teksa ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe.