image Historike, filmi 'Zgjoi' në listë të ngushtë për 'Oscar'

Film

Historike, filmi ‘Zgjoi’ në listë të ngushtë për ‘Oscar’

news image

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se filmi ‘Zgjoi’ do jetë zyrtarisht në listën e ngushtë për ta fituar çmimin prestigjioz, ‘Oscar’, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook reagoi për këtë sukses të kinematografisë kosovare.

Filmi me regji nga Blerta Basholli, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, do jetë pjesë e listës për çmimin ma të rëndësishëm në botën e filmit në kuadër të filmave të huaj.

Postim i plotë Vjosa Osmanit (pa ndërhyrje):

“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

/GazetaSinjali/