image Hiqet guri përkujtimor i nënës që e dogji vetën pasi i varrosi eshtrat e bijve të vrarë nga forcat serbe

Sociale

Hiqet guri përkujtimor i nënës që e dogji vetën pasi i varrosi eshtrat e bijve të vrarë nga forcat serbe

news image

Guri përkujtimor i Pashkë Markut në Gjakovë, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, është hequr pasditen e djeshme me bager nga pronari i tokës ku ndodhej.

Kështu ka bërë të ditur profesori universitar, Ag Apolloni, i cili ka kërkuar nga Qeveria dhe qytetarët që ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës në Gjakovë.

“Ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare (sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngritet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngritet asnjë kishë aty), dhe për arsye politike (se s’i paska pëlqy që kryeministri e paska shkelë arën e tij, kur ka bërë homazh te guri. Ai gur nuk është objekt fetar, as nuk është gurthemel kishe, as që ka të bëjë fare me politikë. Çdo kryeministër në të ardhmen duhet të bëjë homazh tek ai gur. Ai gur është simbol i një tragjedie kombëtare. Ai simbolizon vuajtjen e një nëne shqiptare dhe, njëkohësisht, vuajtjen e një populli, pjesë e të cilit është edhe Hasani që bëri një gjest fisnik kur e lejoi vendosjen e gurit në arën e tij, dhe një gjest të pahijshëm kur e hoqi. Hasan, ne shqiptarët (katolikë dhe muslimanë) ishim viktima, dhe lufta nuk u bë për arsye fetare. Ai gur është pjesë e kujtesës sonë kolektive kombëtare. Ktheje gurin në vend të vet!”, ka shkruar Apolloni.

/GazetaSinjali/