image Hill i dëshpëruar me procesin e dialogut: Sa ngadalë po shkojnë gjërat

Politikë

Hill i dëshpëruar me procesin e dialogut: Sa ngadalë po shkojnë gjërat

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hill ka thënë se është zhgënjyes fakti që s’ka pasur përparim në raportet në mes të dy shteteve, teksa ka rikujtuar faktin se është kthyer në rajon pas 23 vjetësh.  Ai ka thënë se është mirë që Brukseli e ka marrë në dorë procesin e normalizimit të dialogut, megjithatë shton se duhet të bëhet më shumë përparim.

“Kam 23 vjet që nuk kam qenë në Serbi. Është zhgënjyese që nuk ka pasur më shumë përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është mirë që Bashkimi Evropian ka marrë përsipër të udhëheqë këtë proces dhe është mirë që ka një dialog. Megjithatë, është e qartë për mua se ende duhet të bëhet shumë përparim. Do të doja të shihja një bashkëpunim më të fortë, një kuptim të përbashkët se çfarë do të thotë të jesh fqinj”, ka thënë Hill.

I pyetur nëse beson se është e mundur që të normalizohen raportet dhe që të ketë përparim në procesin e negociatave, Hill ka thënë se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të tulen dhe të gjendet një rrugë që të ecet përpara, meqë të dy shtetet janë shtete fqinje.  

Hill tutje ka potencuar se është i dekurajuar se sa ngadalë po shkojnë gjërat në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Duhet të flasim për logjikën e gjërave. Sipas meje, është logjike që Serbia të jetë pjesë e sigurisë së përbashkët. Gjithashtu mendoj se është logjike që të ulen tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe të gjendet një mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara, aq më tepër që janë fqinjë. Sinqerisht, jam i dekurajuar nga sa ngadalë po shkojnë gjërat”, ka shtuar Hill.

/GazetaSinjali/