Amabasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill bashkë me ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, me të cilin kanë biseduar për dinamikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç ka shkruar Hill, në këtë takim kanë rënë dakord për rëndësinë e përkrahjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multi-etnik të Bosnje e Hercegovinës.
“Takimi produktiv me Presidentin Vuçiç dhe ambasadorin Murphy për perspektivat e BE-së dhe dinamikat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik dhe institucioneve funksionale të nivelit shtetëror të BeH”, ka shkruar Hill.
Productive meeting with President Vucic and Ambassador Murphy about EU prospects and regional dynamics in the Western Balkans. We all agreed on the importance of supporting BiH’s sovereignty, territorial integrity, and multiethnic character and functional state-level… pic.twitter.com/wUbttFA4fx
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 19, 2023